
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato tha se Reforma Zgjedhore dhe veçanërisht transparenca në financimin e partive, është një nga parakushtet për integrimin e vendit në BE, raporton A2CNN.
Gonzato foli në një tryezë konsultimi të Komisionit të Reformës Zgjedhore me BE-në dhe OSBE-në.
“Reforma zgjedhore është një nevojë demokratike dhe është themeli i besimit në demokraci. Pa transparencë në financimin politik, ky besim nuk mund të ekzistojë. Kur burimet e financimit janë të paqarta, apo mbikëqyrja është e dobët, atëherë besimi te këto institucione demokratike është pashmangshmërisht i minuar. Kështu që financimi është vërtet parakusht për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, reforma zgjedhore, dhe sidomos sa i përket financimit të partive në fushatë, mbetet përparësi vendimtare në kuadër të kornizës së integrimit të BE. Rekomandimet që diskutohen sot mbështeten në vite monitorimi nga ODIHR, Komisioni i Venecias, Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Europës”, tha Gonzato.
(A2 Televizion)