Sherri në Kuvend, priten masa disiplinore ndaj Flamur Nokës dhe Elda Hotit

Nga Fjorela Beleshi
3 Prill 2026, 12:04 | Politikë

Burime për A2CNN bëjnë me dije se Partia Socialiste pritet të marrë masa disiplinore ndaj sekretarit të përgjithshëm të PD Flamur Noka dhe deputetes demokrate Elda Hoti, pas sherrit të ndodhur dje në Kuvend.

Gjatë seancës së djeshme Taulant Balla debatoi ashpër me Elda Hotin, pasi kjo e fundit tentoi të merrte kartën e mikrfonit.

Hoti iu drejtua Ballës me fjalët “kujdes kur flet ti me mua”, ndërsa ky i fundit i tha “ta tregoj ynë ty”. Ndërkaq në një tjetër episod gjatë tensioneve, Flamur Noka goditi me shishe uji Taulant Ballën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos