Berisha: Fati i madh në SHBA, Donald Trump i shtypi kokën gjarprit! Në Shqipëri, ju do t’i shtypni kokën gjarprit Edi Rama

Nga A2 CNN
26 Prill 2025, 14:12 | Politikë

Berisha: Fati i madh në SHBA, Donald Trump i shtypi kokën gjarprit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se në zgjedhjet e 11 majit, shqiptarët do të “shtypin kokën e gjarprit” të Soros, siç ndodhi në SHBA nëntorin e vitit të kaluar.

“Ne do bëjmë gjithçka që familja shqiptare të forcohet. Familja shqiptare dhe familja në tërësi, në këto vitet e fundit, iu nënshtruan një agresioni të paparë të ekstremizmit të majtë marksist dhe post-marksist. Ju jeni dëshmitarë se si filluan në Shqipëri në tekstet e shkollës Prindi 1 dhe Prindi 2. U shua nëna dhe babai. Erdhi ligji në parlament për fermat e grave që do lindin fëmijë të askujt. Një agresion i paparë në kohëra kundër gjinisë njerëzore. Kundër identitetit të njeriut”, tha Berisha në një takim me degën 1 të PD-së në Tiranë.

“Fati i madh në SHBA, Donald Trump i shtypi kokën gjarprit. Në Shqipëri, ju do t’i shtypni kokën gjarprit Edi Rama. Shqipëria Madhështore është zotimi ynë. Shqipëria është vendi i pasurive të pamasa. Prodhim, prodhim dhe vetëm prodhim do jetë motoja jonë”.

Ai tha se objektivat kryesorë të PD në qeveri do të jenë teknologjitë më të reja, inteligjenca artificiale, kriptomonedhat, dataqendrat që do e shndërrojnë Shqipërinë në një epiqendër të fuqishme rajonale të teknologjisë së lartë dhe zhvillimi i sektorit energjetik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos