
Kryedemokrati Sali Berisha ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, duke theksuar se kjo ditë frymëzon sakrificën. “Bajramin tjetër të na gjejë dhe ta bëjmë më mire”, thuhet në mesazhin e kreut të selisë blu, shkruan A2CNN.
“Të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë, por dhe të gjithë shqiptarëve që sakrifikojnë për të mirën e tyre, familjes, që sakrifikojnë për besimin tek Zoti dhe tek vendi, i uroj gëzuar këtë ditë. Ditë që simbolizon, frymëzon sakrificën mbi të cilën ndërtohet gjithçka e mirë në tërë historinë e njerëzimit. Uroj që Bajramin tjetër të na gjejë dhe ta bëjmë më mirë”, u shpreh Berisha. (A2 Televizion)