“E lë mandatin këtu”, Sara Mila debat Sejaminin: Raporti i IBAR-it nuk thotë ato që pretendoni

Nga A2 CNN
26 Maj 2026, 23:27 | Politikë

Deputetja socialiste Sara Mila u zotua se do të dorëzojë mandatin e deputetes nëse provohet ajo që, sipas saj, po interpretohet gabim nga raporti i IBAR-it.

E ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli në A2 CNN, Mila u përfshi në një debat të fortë me gazetarin Neritan Sejamini, të cilin e akuzoi për dezinformim dhe keqinterpretim të raportit.

Ajo deklaroi se, nëse Sejamini do të citonte në raport fjalët e përmendura në studio, ishte e gatshme të hiqte dorë nga mandati i deputetes.

Unë i sugjeroj të gjithë shqiptarëve ta lexojnë raportin dhe nëse në ndonjë moment lexojnë aty ‘domosdoshmërisht imuniteti’, ‘keni bërë hile’ apo çfarëdo që u përmend këtu, atëherë unë jam shumë e gatshme ta lë mandatin e deputetes.

Nëse ndonjëra prej këtyre pikave është pjesë e raportit, atëherë po, por nuk është. Ky është një debat publik. Zotëria le të vijë me raportin këtu dhe të na i citojë një për një çfarë thotë raporti.

Pastaj ai mund ta interpretojë si të dojë, por jo t’u thotë shqiptarëve që raporti thotë diçka që nuk e thotë”, u shpreh Mila. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos