Berisha: Ja pse Rama zgjodhi dënimin me burg të Ervin Salianjit

Nga A2 CNN
27 Shtator 2024, 19:38 | Politikë

Në daljen e tij të përnatshme që prej dhjetorit të vitit të kaluar, Sali Berisha këtë të premte u ndal te dënimi me burg i Ervin Salianjit.

Për Sali Berishën, Edi Rama e dinte se opozita kishte vendosur të ngrihej në një betejë pa kthim, shkruan A2 CNN.

“Opozita sot është në këmbë. Opozita sot është më e fuqishme, më e vendosur se kurrë për t’i dhënë përgjigjen që meriton Edi Rama.

Miqtë e mi, Edi Rama e dinte se ora e betejës vendimtare po afronte. E dinte se opozita kishte vendosur të ngrihej në një betejë vendimtare, në një betejë pa kthim, në një betejë të pandalshme për krijimin e qeverisë teknike, për zgjedhje të lira, rotacionin e pushtetit, fitoren e opozitës.

Pikërisht në këtë moment ai zgjodhi dënimin me burg të Ervin Salianjit, sepse provoi lidhjet e shtetit me drogën, lidhjet e Edi Ramës dhe të Fatmir Xhafës, Olsi Ramës me Gerondin që drejtonte traafiqet dhe lojërat e fatit nga Vlora, dhe që mbanin për Olsin dhe Gerondin vëllezërit kriminelë në pushtet 8 muaj pa votuar ligjin për lojërat e fatit.

Sepse, jo interesat e qytetarëve, por interesat kriminale të vëllezërve të tyre sundonin mbi parlamentin, mbi ligjin”, u shpreh Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos