Berisha me biznesin e vogël: Bashkisë do ia vëmë kufirin tek thana, nuk do guxojë të vërë taksa më shumë se 1% të xhiros

Nga A2 CNN
15 Prill 2025, 12:31 | Politikë

Berisha me biznesin e vogël: Bashkisë do ia vëmë kufirin tek

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se me ardhjen e PD në pushtet pas 11 majit, askush nuk do i vërë taksa bizneseve më shumë se 1 % të xhiros.

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me përfaqësues të bizneseve në tregun industrial në Tiranë, shkruan A2 CNN.

Berisha tha gjithashtu se PD do të bëjë gjithçka për frymëmarrje më të madhe për biznesin e vogël, pasi sipas tij, biznesi i vogël është ‘kyç’ për punësimin e njerëzve.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Do bëjmë gjithçka për frymëmarrje më të madhe sepse për ne biznesi i vogël është themelor për punësimin e njerëzve.

Ne besojmë se duke i shpëtuar nga ngarkesa absurde fiskale, u mbeten para më shumë, e zgjerojnë më mirë biznesin dhe punësojnë dhe të tjerë dhe familjet marrin një mirëqenie më të mirë.

Do ulim çmimin e energjisë me tre herë. Çmimin e ujit me dy herë.

Do rrisim tavanin pa taksa nga 140 mijë në 180 mijë euro.

Pra, kemi një kuadër emergjence.

Do falim të gjitha gjobat mbi ju. Ata që kanë vendosur gjoba mbi ju do ikin drejt të shkuarës sepse ju keni qëndruar me heroizëm ndaj këtij regjimi që ka menduar se si të rëndojë me taksa biznesin e vogël në interes të oligarkëve.

Prandaj kjo merr fund.

Çdo gjobë e vendosur mbi biznesin e vogël do të amnistohet.

Çdo gjobë mbi qytetarët do amnistohet.

... Do ta bëjmë të ecë më mirë sepse do ulim barrën fiskale.

Bashkisë do ia vëmë kufirin tek thana, që të mos guxojë të vërë taksa më shumë se 1 përqind të xhiros, tani shkojnë në 8 përqind të xhiros dhe ato para i kthejnë në patronazhistë dhe rrush e kumbulla.

I bindur të jesh se unë e mbaj fjalën...

Do të përpiqemi që t’u ecë më mirë ju biznesi, sepse ky është interesi juaj, por edhe i shoqërisë.

Sepse e zgjeron biznesin, punëson dikë më shumë.

Ato që merr shteti në mënyrë absurde me energjinë 18 lekë kilovati, ajo do zbresë në 6 lekë kilovati.

Ujin do e përgjysmojmë.

Çka është hapësirë publike do zbresë nga 1500 lekë që është sot metri katror, do zbresë në 120 lekë sa ka qenë.

Tavani pa taksa është 140 mijë euro, do shkojë në 180 mijë euro.  Them se me këto i japim një frymëmarrje...

Kënaqësi që jam tek ju për t’u informuar për programin tonë sepse ne besojmë se programi ekonomik i çdo force politike, i intereson çdo qytetari.

Për ne, biznesi i vogël ka përparësi shumë të madhe sepse punëson më shumë se çdo biznes tjetër. Dhe punësim do të thotë rrogë, do të thotë jetesë më e mirë.

Për biznesin e vogël do ulim energjinë nga 18 në 6 lekë.

Do rrisim tavanin e taksave nga 140 mijë në 180 mijë euro pa taksa.

Hapësira publike do u jepet me një çmim shumë herë më të ulët.

Do falim të gjitha gjobat që janë vendosur mbi ju.

Çdo gjobë do falet mbi biznesin e vogël.

Ndërkohë, minimumi jetik për çdo shqiptrar, për çdo pensionist me çfarëdolloj pensioni qoftë. Nuk do ketë pension nën 200 euro. Nuk do ketë njeri me ndihmë ekonomike nën 200 euro.

Do bëjmë gjithçka për listën e ilaçeve. Tani po lexoja, para se të vija këtu, një analizë zyrtare të INSTAT. Tregonte se nga viti 2019 gjer në vitin 2023, shpenzimet nga xhepi për shëndetësi të qytetarëve shqiptarë janë rritur 41 përqind.

Si janë rritur? Të gjitha aparaturat që blihen me paratë tuaja, lihen pa punë që të shkojnë qytetarët tek privati.

Sot analizat në çdo spital 10 ditët e fundit të muajit nuk bëhen analiza se mbaron ai fitimi që nxjerrin dhe familjarët detyrohen t’i bëjnë analizat tek privati.

Shqiptarët tani paguajnë në vit 820 milionë euro nga xhepi për kujdesin e tyre shëndetësor. Merr fund!

Kjo merr fund dhe ne jemi të vendosur që 100 ditët e para ta ndryshojmë këtë situatë.

Kërkojmë ndihmën tuaj! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos