“Mos ma qaj hallin, oqeanin e kaloj kur të dua”- Rama sulmon opozitën: Thoshin se BE priste Bufin dhe Dulen

Nga A2 CNN
15 Prill 2025, 08:58 | Politikë

“Mos ma qaj hallin, oqeanin e kaloj kur të dua”- Rama sulmon

Edi Rama është shprehur se me hapjen e grupkapitullit të tretë të negocialtave për Shqipërinë ditën e djeshme, janë rrëzuar edhe gënjeshtrat e opozitës, që sipas tij thoshte se ‘kryeministrin nuk e duan në Europë dhe nuk i japin as drekë’.

Komentet Rama i bëri në rubrikën “Sy m’sy” në faqen e tij në Facebook, ku bashkëbisedon me qytetarët të cilët komentojnë në rrjetet e tij sociale.

“Kemi të meta, por jo ato që na i këndon këneta e kua kua kua-ve. Hapëm dje grupkapitullin e radhës, që ju rrokanisën kokën e ju thanë nuk do hapet sepse dera për ne ishte e mbyllur. Madje sipas tyre, mua nuk më kishin dhënë as darkë sepse isha sjellë keq. Prisnin Qirje Dulen dhe bufin. Ua hapi derën Qirje Beleri dhe u përmbys bota, o perëndi”, tha Rama.

Ndërkohë pyetjes së një komentuesi nëse shkon dot në Shtetet e Bashkuara, Rama i është përgjigjur se oqeanin e kalon sa herë të dojë.

“Mos ma qaj hallin fare, oqeanin e kaloj sa herë të dua. Edhe për tu takuar me të gjithë atje që janë në anën e shtetit amerikan, edhe për të shkuar për të parë ndeshje basketbolli. Pa merak, rri i qetë. Pyet të tjerët”, i tha Rama-komentuesit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos