Kreu i PD, Sali Berisha u paraqit sot në SPAK me kërkesë të Prokurorit Elvin Gokaj, i cili po zhvillon hetime paraprake mbi një kallëzim për fyerje të gjyqtares Irena Gjoka.
Gjatë fjalës së tij para mediave, Berisha deklaroi se SPAK është institucioni i bashkëpunimit me krimin e organizuar.
Berisha vijoi më tej duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se u ma karrë Gjipenë qytetarëve, në bashkëpunim me mafien.
Ish-kryeministri shtoi se dora e mafias dhe dora e qeverisë është kudo, shkruan A2 CNN.
“Nuk i njoh dosjet konkrete, por natyrisht si institucioni i bashkëpunimit me krimin, ka me qindra mijëra qytetarë, të cilët këtu kanë zemërimin e madh, kanë problemet e mëdha.
Atëherë është Edi Rama vetë me Gjipenë. Bëhet fjalë për Gjipenë. Ua mori Gjipenë... Dora e mafies, dora e qeverisë është kudo”, tha mes të tjerash Berisha. (A2 Televizion)