“Synojmë hapjen e një tjetër grup kapitulli me BE”, Rama: Kemi nisur punën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Nga A2 CNN
10 Qershor 2025, 09:08 | Politikë

“Synojmë hapjen e një tjetër grup kapitulli me BE”,

Kryeministri Edi Rama është shprehur se qeveria shqiptare ka nisur punën për Samitin e NATO-s në Tiranë.

Komentet Rama i bëri gjatë fjalës së tij në rubrikën ‘Sy m’Sy’ në faqen e tij në Facebook, ku tha se Shqipëria synon hapjen e një tjetër grup kapitulli me Bashkimin Europian.

Rama deklaroi ndër të tjera se Shqipëria po vijon me ritëm procesin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Sipas kryeministrit, qëllimi mbetet hapja e të gjithë kapitujve brenda një afati të arsyeshëm.

Shefi i Ekzekutivit foli edhe për Samitin e Komunitetit Politik Europian që u mbajt së fundmi në Tiranë, të cilin e cilësoi një sukses të jashtëzakonshëm, jehona e të cilit sipas tij, vijon ende në korridoret e politikës europiane.

Rama po ashtu bëri të ditur se ka nisur puna për organizimin e Samitit të NATO-s në Tiranë, një ngjarje që sipas kryeministrit, kërkon përgatitje disavjeçare.

“Grupi i inspektimit nga NATO në Bruksel ka ardhur për të analizuar opsionet dhe për të inventarizuar kapacitetet tona logjistike dhe infrastrukturore”, tha mes të tjerash Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos