Rama njofton rikthimin e rubrikës “Sy m’sy”

Nga A2 CNN
9 Qershor 2025, 20:56 | Politikë

Rama njofton rikthimin e rubrikës “Sy m’sy”

Një muaj pas përfundimit të zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama ka njoftuar rikthimin e rubrikës së tij të njohur në rrjetet sociale “Sy m’Sy”, një formë komunikimi direkt me qytetarët në Facebook.

Në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, Rama shkruan: “Si thoni? Shihemi nesër”,  duke paralajmëruar rikthimin e kësaj rubrike që përfshin pyetje nga ndjekësit dhe përgjigje të drejtpërdrejta nga kryeministri, shkruan A2 CNN.

Rubrika “Sy më Sy” është përdorur nga Rama si një mjet për të sqaruar çështje të aktualitetit politik, reformave qeveritare, por edhe për të dëgjuar drejtpërdrejt shqetësimet e qytetarëve.

Rikthimi i saj pas zgjedhjeve pritet të sjellë diskutime mbi prioritetet e qeverisë në mandatin e ardhshëm si dhe analizën e rezultatit elektoral.

Sikurse edhe më parë, kjo rubrikë do të zhvillohet në të njëjtën orë në 8:30.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos