Berisha nga Kuvendi: Pse Rama ka marrë në duar dosjen “Kraksi”?! Është në rreth të kuq

Nga A2 CNN
4 Maj 2026, 17:35 | Politikë

Berisha nga Kuvendi: Pse Rama ka marrë në duar dosjen

Kreu i PD-së Sali Berisha tha sot në Kuvend se Edi Rama ka marrë në duar dosjen “Kraksi”, duke aluduar se kryeministri është në rreth të kuq, raporton A2CNN.

"Kreu juaj, prej një jave, prej ca ditësh, merr në dorë dosjen Kraksi. E morët vesh ju? Dhe miq të mi italianë më pyesin, çfarë e do ky dosjen Kraksi? Me ca pyetje shtesë. Kraksi është socialisti që ja mbathi pasi vodhi dhe u instalua në Tunizi. Po po e dini mirë ju. Edhe këto vizitat e tij nëpër vende të gjirit, duan se kanë të njëjtin kuptim. Çfarë i duhet dosja Kraksit?
Më thoni mua ju? Si ka mundësi që ky të marrë dosjen e Kraksit tani, më thoni pak. Ka mundësi sepse e dinë që është në rreth të kuq. Është në rreth të kuq nga shqiptarët. Shqiptarët nuk do ja falin atë. Është absolutisht i pa shpresë. Është bërë famoz. Aktet e tij janë bërë tashmë të njohura në mbarë botën", tha Berisha. 

Po ashtu kryedemokrati kritikoi atë që e konsideroi “qëndrim cinik” të Ramës ndaj fermerëve. Berisha vuri në dukje se Rama ka hequr subvencionet për naftën, në një kohë kur vendet europiane e kanë dyfishuar atë.

Një nga format e largimit të shqiptarëve nga toka e tyre, është nafta. Ju vidhni kurse ata marrin rrugët e dheut. Si ka mundësi që në kulmin e shtrenjtimit të naftës ju u thoni aty se ua hoqët edhe subvencionin e naftës, të cilin e kanë të gjitha vendet përreth, të gjitha vendet euopiane. E shet me 1500 në pompë Maqedonia, por fermerëve ua jep nën 1000. Kreu i juaj del e u thotë se e ka hequr Europa këtë, i thoshte një ditë një fermeri, ndërkohë që Europa e ka dyfishuar. Ju i vodhët të gjitha paratë e IPARD-it dhe i privuat fermerët shqiptarë nga 130 milionë euro", vijoi kreu i selisë blu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos