
Kryedemokrati, Sali Berisha, është drejtuar drejt selisë së PD-së.
I pyetur nga gazetarja e A2 CNN, Ornela Joti, Berisha e cilësoi protestën si një “betejë të jashtëzakonshme”, ndërsa akuzoi forcat e policisë për sjellje kriminale ndaj protestuesve.
“Banditë me uniformë u sollën si kriminelë. I garantoj që do të kenë të njëjtën përgjigje nga ne. Ishim në një marshim paqësor, u shkel Kushtetuta dhe u bllokua rruga. Në mënyrë absolute do të marrin përgjigjen e merituar,” u shpreh Berisha.
Ai shtoi se opozita do të vijojë përgatitjet për protesta të tjera, ndërsa deklaroi se “e kanë të humbur”.
“Po shkojmë drejt selisë sepse do të bëjmë një bilanc,” deklaroi kryedemokrati pas përfundimit të marshimit. (A2 Televizion)