Noka përplaset me policinë gjatë protestës: Hapni rrugën, marshimi është i pandalshëm

Nga A2 CNN
8 Maj 2026, 20:56 | Politikë

Noka përplaset me policinë gjatë protestës: Hapni

Sekretari i përgjithshëm i PD Flamur Noka është përplasur me policinë, duke i kërkuar këtyre të fundit të hapin rrugën për marshimin e qytetarëve.

Noka: E drejta e protestës është e drejtë kushtetuese.
Në paligjshmëri janë urdhër-dhënësit e tyre, këta policët e thjeshtë janë viktima të bandës së pushtetit.
Asgjë nuk e ndal marshimin tonë.
Ne u bëjmë thirrje policëve të bashkohen me qytetarët se këta janë të vjedhur sa ç’është çdo shqiptar

Ndërkohë i pyetur nga gazetari i A2 CNN Anesti Bajramemaj për itinerarin e protestës, Noka është shprehur se protesta do të vijojë.

“Marshimi është i pandalshëm dhe nuk ndalet”, është shprehur Noka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos