Berisha njofton takimin e fundit me diasporën

Nga A2 CNN
15 Prill 2025, 21:40 | Politikë

Berisha njofton takimin e fundit me diasporën

Kryetari i Partisë Demokratike njofton takimin e radhës me shqiptaret e diasporës. A2 CNN mëson se kreu demokrat pritet të vizitojë Selanikun në 27 Prill.

Ky do te jete takimi i fundit i Berishës në diasporë, pasi ka bërë disa të tilla në Itali dhe Greqi, i fundit ishte në Breshia në Itali ditën e diel në 13 prill.

Kryedemokrati Sali Berisha do të kërkojë votën e shqiptarëve të diasporës, e cila voton për herë të parë në këto zgjedhje.

Në Britani dhe SHBA, Berisha ka marrë pjesë në takimet e diasporës përmes teknologjisë online, ndërsa takimet që ka zhvilluar në diasporë fizikisht janë:

Breshia 13 prill

Napoli 23 Mars

Milano 2 Mars

Athinë 23 shkurt

Parma 22 shkurt

Romë 9 Shkurt

Berisha njofton takimin e fundit me diasporën (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos