Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në takim me të rinjtë në Kamëz ironizoi Sali Berishën për deklaratat që bënte kur ishte në qeveri, se “Shqipëria në ekonomi renditej e dyta pas Gjermanisë”.
“Ishim të dytët ne pas Gjermaninë, kur ishte bufi i kënetës. Atëhere patjetër që ishim shumë më lart, tani nuk jemi të dytët pas Gjermanisë”, tha Rama, shkruan A2.
Kryeministri u tha më tej të rinjve që nëse të dashurat apo të dashurit e tyre ishin me bindje politike të kundërta, t’i bindnin për të votuar numrin 5 dhe të ardhmen europiane.
“T’i thoni të dashurve apo të dashurave tuaja që janë me bindje të tjera, që “të du me status të barabartë, të du me standarde europiane, qytetar europian dhe jo vetëm kamzali”. Dua që të vish me mua dhe të votosh si europian, të votosh PS. Të gjitha ato gocat që kanë të dashur me bindje të tjera, duhet t’i vini kusht: dëgjo, ti më pëlqen mua, unë të dua ty me status të barabartë me çdo lloj të huaji se ndryshe… të dua qytetar europian, jo vetëm kamzali, kështu që pres prej teje të vish me mua dhe të votosh si mua. Le të jetë i bukur, le të jetë i zgjuar sa të dojë, por a mund të rrihet me një çun që hudhet në kënetë më 11 maj? Ç’e do? Se është çështje karakteri kjo! Por përtej shakasë që është më shumë se gjysma e së vërtetës, unë besoj se ju do ta bëni Kamzën që të shkëlqejë”, përfundoi Rama.
(A2 Televizion)