“Berisha nuk rrezikohet si drejtues”, Gjoni: S’mund të vish nga rruga dhe të bëhesh kryetar i PD-së!

Nga A2 CNN
7 Maj 2026, 20:37 | Politikë
 

Deputeti i PD Gjin Gjoni theksoi se gara për kryetarin brenda selisë blu nuk ka lidhje me protestën e thirrur nesër përballë Kryeministrisë.

Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Gjoni theksoi se Berisha nuk rrezikohet si drejtues i demokratëve, pasi ka përvojë dhe lidhje me elektoratin.

Ndër të tjera Gjoni vuri në dukje se kandidatët që e kanë sfiduar Berishën nuk i plotësojnë kriteret, duke u shprehur se “nuk mund të vish nga rruga” për t’u bërë drejtues i një partie 35-vjeçare.

S’ka fare lidhje protesta me zgjedhjet në PD. Sepse edhe unë sot, edhe çdo drejtues i PD, që mund të futet në zgjedhje në raport me Berishën, të jeni të sigurt që s’do të jenë të suksesshëm, për shkak të përvojës politike, për shkak të lidhjes që ka me elektoratin, për shkak të mënyrës se si po e drejton partinë, dhe nuk rrezikohet ekzistenca e z.Berisha si drejtues i PD. Aty ka ca rregulla, se ka një statut dhe statuti ka të përcaktuar ca rregulla. S’mund të vish nga rruga dhe të shkosh kryetar i një partie që ka 35 vjet, vetëm e vetëm se ti ke dëshirën dhe vullnetin për të kandiduar. Duhet të kesh disa kritere që janë përcaktuar në statutin e partisë. Në rastin konkret, unë s’mendoj që kandidatët që janë futur në garë, secili prej tyre të ketë atë përputhshmëri. Unë s’dal sepse s’jam pjesë e kësaj vendimmarrje. Sepse nëse kandidoj përballë Berishës dhe marr 10 për qind, cili është imputi që unë jap në raport me suportuesit e mi”, tha Gjoni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos