“Do këpusim nyjën gordiane”, Berisha: Ndërhyrje të fuqishme te pensionistët dhe rrogat e ulëta

Nga A2 CNN
7 Maj 2026, 20:01 | Politikë

“Do këpusim nyjën gordiane”, Berisha: Ndërhyrje

Kryedemokrati Sali Berisha u zotua sot për rritje të pensioneve dhe të rrogave të ulëta kur PD të jetë në qeverisje. 

Berisha konsideroi si përparësi të  demokratëve po shtu vendosjen e minimumit jetik, që në Shqipëri të mos ketë varfëri ekstreme, shkruan A2CNN. Deklaratat e Berishës u bënë gjatë tryezës së Departamentit për Ekonominë në selinë blu, një ditë para protestës para Kryeministrisë.

Në mbledhjen e kontributeve se jo. Ne do ulim taksën sociale. Ne e ulim taksën sociale. Sepse ulja e taksës sociale është një nga rrugët më të sigurta për të ulur informalitetin dhe është një nga rrugët më të sigurta për nxitur prodhimin, investimet me radhë. Por shteti do të bëjë kontributet e veta. Shteti duhet të këpusë nyjën gordiane. Shteti nuk mund të pranojë kurrë këtë, këtë situatë dramatike. 490 mijë pensionistë janë me pensione të pjesshme. Lëre pastaj që në skemat burokratike, kjo është e vërtetë, normalisht, në qoftë se do ishe një ecuri normale në një sistem, po ne kemi kapërcyer sisteme. Është e domosdoshme të bëhen zgjidhje që të kenë parasysh se të kalosh nga sistemi socialist në sistemin e tregut, që është sistemi i mrekullisë ekonomike, nuk ka dyshim, por nga ana tjetër është dhe sistemi i çmimeve që i kontrollon tregu”, tha Berisha.

Nuk është më i simboleve. Nuk është më i, pra, në rast se nuk qëndron, është sistem i dhimbjeve të jashtëzakonshme. Zotimi ynë është një rritje e madhe pas vendosjes së minimumit jetik e pensioneve, e rrogave të ulëta, rrogave të mesme, me qëllimin kryesor të tejkalojmë të gjitha vendet e rajonit. Të dalim në krye si qytetarët më të shpërblyer, më të vlerësuar. Dhe kjo ka bërë, bëri në atë kohë që numri i shqiptarëve çdo vit, nga 2007-ta në 2014-ën të rritet. Të rritet. Njerëzit lëviznin, njerëzit emigronin, njerëzit ktheheshin, por numri rritej. Numri rritej, kishte besim, kishte shpresë në Shqipëri. Konstatonin se ishte një platformë që synonte mëkëmbjen e qytetarëve, mirëqenien e tyre, në rritje, në progres”, shroi kryedemokrati.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos