Berisha sulmon Bashën: Ka ikur koha e betejave të tradhtuara, ka ikur koha e opozitës së kontrolluar

Nga A2 CNN
14 Janar 2024, 20:14 | Politikë

Berisha sulmon Bashën: Ka ikur koha e betejave të tradhtuara, ka ikur

Në fjalimin e tij në ballkonin e shtëpisë ku ndodhet në arrest shtëpie, Sali Berisha nuk i ka kursyer edhe akuzat për Lulzim Bashën, ndonëse nuk e përmendi në asnjë moment me emër dhe mbiemër.

Berisha tha se “ka ikur koha e betejave të tradhtuara dhe e opozitës së kontrolluar”, referuar këtu opozitës së bërë nga Lulzim Basha, dikur një aleat shumë i ngushtë, e ndërsa sot kundërshtarë të ashpër përkundrejt njëri-tjetrit.

E sipas tij, kjo është arsyeja se përse Edi Rama është “xhindosur” dhe se qëllimi i tij është pipërisht për t’i dhënë ndëshkimin e merituar kryeministrit.

“Populli opozitar qëndroi gjatë këtyre viteve, por ai nuk u mbështet. Një betejë të pashembullt në Europë bënë artistët në mbrojtje të Teatrit. Një betejë qytetare të pashembullt bënë banorët e Astirit për të drejtat e tyre.  Një betejë të fuqishme që tronditi themelet e narkokracisë bënë studentët. Por këto beteja nuk realizuan qëllimet e tyre të mëdha, kauzën e tyre të drejtë, ato i vrau indiferenca e pafalshme, por edhe tradhtia e tyre. Kjo këtu është beteja pa kthim, është beteja e fitore, është beteja e cila do ti japë Edi Ramës ndëshkrimin e merituar në emër të të gjithë beteja të tjera.

 


Miqtë e mi! Pasi vendosi mediat në kontroll Ourellian, pasi rrëmbeu me makinerinë e frikës dhe terrorit, dhe industrinë e blerjes, votën e shqiptarëve, ai u vërsul me egërsi edhe asaj që kishte mbetur opozitë, por që në fakt përfaqësonte mbi 600 mijë shqiptarë. Edi Rama duhet ta dini mirë, dhe ua them këtu, u vërsul sepse ai kuptoi që ka ikur koha e betejave të tradhtuara, ka ikur koha e opozitës së kontrolluar.

Ai e kuptoi se opozita me të drejtën e saj doli në shesh, nisi betejën pa kthim.

Demokrate dhe demokratë. Kjo protesta këtu e përnatshme është protesta e kthesës së madhe. Të lumtur janë ata që do të marrin kthesën do të bashkohen me këtë protestë, sepse do u qëndrojnë idealeve të tyre.  Koha e kontrollit të opozitës ka marrë fund. Koha e mashtrimit nga opozita ka marrë fund. Koha e betejave të humbuar nga opozita ka marrë fund”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos