“Shqipëria është kthyer në poligon”, ish-prokurori: Po testohet durimi i popullit shqiptar

Nga A2 CNN
30 Mars 2026, 21:40 | Politikë

Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se vendi ynë “është kthyer në një poligon”, duke shtuar se “po testohet durimi i popullit shqiptar me eksperimentet që bëhen këtu”.

“Ne duhet të marrim përsipër, duhet të bëhemi më shumë nacionalistë për vendin. Duhet të duam vendin. Jo të përdorim të huajt si mburojë. E kanë thënë të huajt, kanë ardhur të huajt, kanë dhënë një version qoftë të një drafti, qoftë për ligjin e barazisë gjinore, “e kanë thënë të huajt, e ka thënë Zoti”. Jo. Kur e kanë thënë të huajt, nuk e ka thënë Zoti. Ne do shohim interesat e vendit tonë. Sepse konstatojmë që Shqipëria është kthyer në një poligon. Pra, këtu po testohen njerëzit, po testohet durimi i popullit shqiptar deri ku do të shkojë, qoftë me pronën, qoftë me eksperimentet që bëhen këtu. Këtu bëhen prova. Këtu vijnë të huajt, vijnë ca pensionistë, pa i fyer, njerëz që kanë dalë në pension në vendet e veta, vijnë persona me karrierë të dyshimtë.

Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë dhe me akte korruptive që vijnë dhe këtu vijnë për afera të ndryshme duke përfshirë dhe larjet në plazh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos