Qafoku: Ismail Qemalin e helmuan njerëzit e Esat Pashë Toptanit

Nga A2 CNN
30 Mars 2026, 22:01 | Politikë

Gazetari Roland Qafoku, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se në Shqipëri janë vrarë shumë politikanë, por, sipas tij, “problemi është se në vitet ’20-’30 Ahmet Zogu kishte një mekanizëm fantastik të eliminimit të njëri-tjetrit”.

“Politikanë në Shqipëri janë vrarë, problemi është se në vitet ’20-’30 Ahmet Zogu kishte një mekanizëm fantastik të eliminimit të njëri-tjetrit. Ismail Qemalin e helmuan njerëzit e Esat Pashë Toptanit; Esat Pashë Toptani u vra nga Avni Rustemi; Avni Rustemi u vra nga Isuf Reçi, njeri i afërt i Ahmet Zogut; Osman Balin e vrau Myslym Peza. Shikoni çfarë lidhjesh ka, askush që ka vrarë nuk ka shpëtuar”, tha Qafoku.

“Ke dhe Remzi Hoxhën; Bujar Kaloshi, Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, Ahmet Krasniqi, ministër i Mbrojtjes së Kosovës…”, shtoi Qafoku.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos