Berisha: Ramën goditeni me domate dhe vezë! Ftoj pensionistët të ngrihen kundër këtij mashtruesi

Nga A2 CNN
30 Mars 2026, 19:13 | Politikë

Berisha: Ramën goditeni me domate dhe vezë! Ftoj pensionistët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në foltoren para Kryeministrisë, u bëri thirrje qytetarëve që “me një domate dhe vezë në xhep në çdo takim të tij të shkoni dhe gjuajeni”.

“Gjuajeni se nuk ka burrë më frikacak mbi tokë. Dijeni mirë se ai është njeriu më frikacak që ka bërë nëna në këtë vend dhe se veprimet e tij janë veprimet e frikacakut. Ndaj dhe mos ia kurseni. Edhe në takim shkoni, po nga një vezë apo domate të kalbur hidhjani”, tha Berisha, shkruan A2.

“Një thirrje të veçantë kam për pensionistët. Ngrihuni dhe mos pranoni këtë poshtërim që po bën ndaj jush. Askush nuk ka kontribuar në vendin e vet më shumë se ju. Askush nuk ka sakrifikuar për familjen dhe shoqërinë shqiptare se sa ju. Dhe tani u trajton si qenie lëmoshe. Si lypsarë. Tani u trajton me çnjerëzinë më të madhe. 130 milionë euro vjedh tek djegësi i Tiranës. Ku është? Asnjë tullë. 130 milionë euro do paguhet Beketi se i mbylli televizionin sepse e kritikonte. Ngrihuni për dinjitetin tuaj në radhë të parë. Se ju meritoni para së gjithash dinjitet. Sepse vendi u ka borxh dinjitetin. Sepse shoqëria shqiptare u ka borxh dinjitetin. Po dinjiteti duke numëruar kafshatën nuk ka. Dhe ju bashkohuni, pavarësisht nga pikëpamjet tuaja. Hajduti nuk ka parti, nuk ka besim, nuk ka fe, nuk ka din, nuk ka iman, nuk ka moral. Të bashkohemi të gjithë kundër tij”, shtoi kreu demokrat.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos