Berisha paraqitet në SPAK, zbulon çfarë shkroi në letrën për Altin Dumanin

Nga A2 CNN
17 Mars 2025, 10:27 | Politikë

Berisha paraqitet në SPAK, zbulon çfarë shkroi në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur pak momente më parë në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të masës ‘detyrim paraqitje’.

Berisha u prit nga një grup mbështetësish para SPAK, teksa kujtojmë se kjo është hera e disajtë që ai paraqitet në SPAK, në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Pasi doli nga SPAK, Berisha lexoi mesazhin që i la kreut të këtij institucioni, Altin Dumanit, shkruan A2 CNN.

“Amnistimi i krimit elektoral nga Dumani dhe Skapi i partisë është krimi antikushtetues dhe antidemokratik më i madh në historinë e pluralizmit politik. Është atentati më i rëndë ndaj zgjedhjeve të lira”, pretendon Berisha se shkroi në letrën për Dumanin, të cilën e la atje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos