"Irani, shtet sponsor i terrorizmit” Kuvendi miraton rezolutën me 79 vota pro, PD mungon në seancë

Nga Fjorela Beleshi
17 Mars 2026, 15:20 | Politikë

Zyrtarisht, Shqipëria e shpalli Iranin si shtet financues të terrorizmit. Pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama, Parlamenti miratoi rezolutën e depozituar nga socialistët me 79 vota pro, duke u bazuar vetëm në deputetët e PS dhe të PSD. Rezoluta dënon sulmet e Iranit në Lindjen e Mesme, si dhe sulmet kibernetike në Shqipëri që prej vitit 2022, raporton A2CNN.

Mazhoranca theksoi se kjo nismë është e koordinuar me linjën e politikës së SHBA-së dhe të Bashkimit Europian. Seanca kishte vetëm një pikë në rendin e ditës dhe u bojkotua nga Partia Demokratike, e cila argumentoi se Kryetari i Kuvendit kishte shkelur rregulloren duke thirrur një mbledhje plenare jashtë parashikimeve të Konferencës së Kryetarëve.

Ndërkohë, Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste dhe qeverinë e Iranit si një regjim diktatorial e shpalli edhe Sali Berisha, por kjo u bë në një deklaratë nga selia e PD-së dhe jo në sallën e Parlamentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos