Berisha premton reformë për “Reformën në Drejtësi”

Nga A2 CNN
20 Mars 2025, 13:06 | Politikë

Berisha premton reformë për “Reformën në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se do të bëjë ndërhyrje në sistemin e drejtësisë në vend nëse fiton zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

“Shqipëria nuk mund të jetë kurrë vendi i shtetit ligjor, nuk mund të jetë kurrë vend i besueshëm për qytetarët e saj dhe investitorët pa një drejtësi që funksionon mbi parimet ndërkombëtare të sistemit të drejtësisë. Pa një drejtësi të pavarur, pa një drejtësi të varur në ligj, të varur në Kushtetutë. Drejtësia politike shqiptare përbën rrezikun më madhor për të sotmen dhe të ardhmen e kombit. Askush të mos mendojë se kjo drejtësi dallon nga një drejtësi e diktaturës”, tha Berisha në një aktivitet ku prezantoi atë që e quan “Librin e Zi të Rilindjes”, një dokument me dështimet dhe skandalet e qeverisë Rama, sipas PD.

“Kjo reformë e Xhorxh Sorosit i la shqiptarët, iu privoi qytetarëve shqiptarë të drejtën e një procesi ligjor të ndershëm. Nuk ka proces ligjor të ndershëm nëse pret 15 vite për të marrë vendimin. Dhe kjo ndodh në mes të Europës, kjo ndodh para projektorëve të saj. Dhe u dashka ne të pranojmë të lëmë qytetarët tanë pa sistem drejtësie për një akt korrupsioni ndërkombëtar të paparë? Kurrë. Ndaj dhe reforma do bëhet. Ne do reformojmë. Ndaj dhe siguroj se një reformë e sistemit të drejtësisë me Komisionin e Venecias dhe miqtë e aleatët më të mirë të Shqipërisë, institutet respektove që merren me të drejtën, do bëhet”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos