Berisha pret eurodeputetin Gahler: AKSHI, më e rëndë se “afera Epstein”

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2026, 17:39 | Politikë

Berisha pret eurodeputetin Gahler: AKSHI, më e rëndë se

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti sot në një takim në selinë e PD, eurodeputetin Michael Gahler, koordinator i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore në Parlamentin Europian.

Gjatë takimit, Berisha bëri edhe një panoramë të thelluar të skandalit të AKSHI-t dhe përfshirjen, sipas tij, të Kryeministrit vetë dhe me familjarë të tij në këtë aferë të rëndë, e cila per Shqipërinë tejkalon “aferën Epstein”, jo vetëm si akt korruptiv, por edhe sepse prek një pjesë themelore të superstrukturës shtetërore, përfshirë këtu sigurinë kibernetike.

Berisha dhe Gahler u ndalën edhe te zgjedhjet e fundit në Shqipëri, dhe kryetari i Partisë Demokratike u shpreh i kënaqur me faktin se një mision vëzhgues u dërgua nga Parlamenti Europian, dhe eurodeputeti ishte pjesë e tij dhe mundi të shihte vetë ato shkelje të rënda, sipas Berishës, që thekson raporti i OSBE, por edhe 7 rezoluta ndërkombëtare, që i kanë dënuar hapur zgjedhjet e manipuluara shqiptare.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos