Kur jep dorëheqjen një zyrtar socialist? Shalsi: Vetëm nëse kapet në flagrancë

Nga A2 CNN
3 Mars 2026, 22:34 | Politikë

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, i ftuar në studion e emisionit “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, u përball me pyetjen mbi standardin politik të dorëheqjes për zyrtarët socialistë, në një debat ku ndërhyri edhe gazetari Lutfi Dervishi.

I pyetur se cili është pragu që një zyrtar i PS-së duhet të largohet nga detyra, Shalsi theksoi se dorëheqja nuk mund të jetë automatike apo e bazuar vetëm në dyshime.

“ Në qoftë se kapet në flagrancë, nëse provohet dukshëm që ka shkelje. Nuk mund të jepet dorëheqja pa diçka konkrete. Në rastin konkret kishte diçka të pazakontë, pezullimi,” u shpreh ai.

Sipas deputetit socialist, situata të tilla kërkojnë sqarim të plotë institucional, për të përcaktuar qartë kufijtë mes përgjegjësisë politike dhe kompetencave të drejtësisë.

“Janë çështje që duhen sqaruar mirë, për të treguar ku i kemi kufijtë ne dhe ku i ka drejtësia,” shtoi Shalsi në Off The Record me Andrea Dangllin.

Debati në studio u fokusua pikërisht te standardi politik i dorëheqjes, në një klimë ku raporti mes mazhorancës dhe institucioneve të drejtësisë vijon të jetë në qendër të diskutimit publik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos