
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se kryeministri Rama mori pjesë në një samit të organizuar nga Aleks Soros në Spanjë, i cili sipas tij ishte anti-amerikan.
“Samiti në të cilin u paraqit siç deklaron udhëheqësi i të majtës botërore ekstreme, ishte organizim i tij. Lexoni postimet që ka bërë dhe kënaqësinë që shpreh. Së dyti, ky samit, e vërteta, ishte me një mantra anti-amerikane, por nuk ishte pro-europian. Jo, nuk ishte një samit pro-europian. E fundit, si mund të fshehësh pjesëmarrjen në një samit të tillë? Cilat janë arsyet që e fsheh? Burracak, langaraq janë të pakta, por edhe prostitutë politikë. Por edhe e tillë, nuk e fsheh, ti shkove. More pjesë. Je në panel. Je në foto. Kujt ia fsheh ti këtë? Pra, shikoni se çfarë, nuk e di cilën fjalë t’i them, nuk përdor fjalët e tij, me të cilat ka lindur në gojë, nuk ia lejoj vetes, por i them të paktën langaraq. Ti shkove, njofto se isha në samitin global për demokracinë, të organizuar nga ekstremisti i majtë, Aleks Soros”, tha Berisha, përcjell A2 CNN.
“Mirëpo, këto lëvizje midis ekstremeve të këtij njeriu pa karakter, delinkuent, i kapur nga ligji shqiptar dhe ndërkombëtar, bëjnë qesharake Shqipërinë dhe shqiptarët. Çfarë tregon me këtë? Ky tregon me këtë se nuk ka interesa kombëtare. Shkove, pranove dhe u anëtarësove në Bordin e Paqes dhe për këtë shqiptarët meritojnë shpjegimin që vijon, ne e kemi miratuar këtë plotësisht, sepse po të jetë çështja për çështje të sigurisë kombëtare, në absolutisht pa asnjë mëdyshje jemi në anën e SHBA. Të mos ketë iluzion këtu. Dakord. Po tani ç’të shtyu të shkosh tek ata që kanë qëndrime të kristalta antiamerikane. Dhe ata, ato qëndrime i kanë për interesa të vendeve të tyre, siç gjykojnë ata. Ku i ke interesat ti? Ti nuk ke interesa për vendin, ke interesa vetëm personale. Ti çdo lëvizje e bën për të shpëtuar kokën tënde. Kjo është fyerje, ky është përçmim. Ky është turp!”.
Berisha shtoi se pjesëmarrja e Ramës aty është shpërdorim absolut i postit dhe detyrës. “Në atë samit ishin të pranishëm një seri kryetarë shtetesh, kryeministrash me qëndrime të hapura antiamerikane. Çfarë e shtyn, çfarë interesi ka Shqipëria aty? Asnjë interes. Janë vetëm interesat personale të Edi Ramës. Dhe ky është keqpërdorimi absolut, është shpërdorimi absolut i postit dhe detyrës. U përpoq ta maskojë me çdo kusht. U përpoq të mashtrojë shqiptarët me çdo kusht. Ju e patë vetë. Dënoj me forcë një qëndrim të tillë poshtërues për një kryeministër”, tha ai.
“Por unë nuk merakosem se vetëposhtërohet ai, por problemi është se ai është përfaqësim. Nuk ka ndodhur kurrë, nuk mund të ndodhë, të shkojë kryeministri në një samit dhe ta fshehë. Sigurisht një takim klandestin, ndërkohë që atë e jepnin mediat e të gjithë botës. Më së paku, se nuk dua ta prish gojën me fjalët e tij”. (A2 Televizion)