Berisha: Raporti i Parlamentit Europian sanksionon denoncimet tona! Ky është një dokument i gjithë spektrit politik në BE

Nga A2 CNN
8 Maj 2026, 12:39 | Politikë

Berisha: Raporti i Parlamentit Europian sanksionon denoncimet tona! Ky

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se raporti i Parlamentit Europian ka sanksionuar denoncimet e opozitës.

"Edi Rama prej 3 muajsh u deklaronte shqiptarëve se janë këta që shkojnë dhe na padisin në Bruksel. Përpiqej, me mercenarë, të akuzonte opozitën se gjoja pengon integrimin. Opozita në Tiranë, në Bruksel, në Berlin, në Uashington, në Romë dhe kudo do të thotë të vërtetat dhe vetëm të vërtetat. Është e detyruar të ruajë raportin e saj me të vërtetën dhe nuk do aplikojë atë formë nacionalizmi që është strofull horrash. Nacionalizmi i vërtetë është patriotizëm dhe patriotizmi të detyron të mbrosh interesat e qytetarëve të tu kudo dhe jo të mbrosh interesat e horrave të kombit. Nuk janë shqiptarët që vjedhin, janë qeveritarët shqiptarë që vjedhin qytetarët shqiptarë. Nuk janë shqiptarët trafikantë, janë klanet e drogës të lidhur me qeverinë që bëjnë trafiqet. Nuk janë shqiptarët që kontrollojnë drejtësinë, është Edi Rama dhe klanet e drogës që kontrollojnë drejtësinë dhe ushtrojnë kontroll mbi të", tha Berisha, shkruan A2.

"Nuk janë shqiptarët që duan që vota e tyre të plaçkitet, të grabitet, të manipulohet, është Edi Rama dhe qeveritarët shqiptarë ata të cilët shndërrojnë zgjedhjet në farsë elektorale. Në këtë kuadër, opozita dhe do bëjë e palëkundur detyrën e vet.
Ndjehemi shumë të lehtësuar nga ky raport. Janë tetë rezoluta nga vjeshta e vitit 2024 gjer sot që denoncojnë gjendjen dramatike në Shqipëri. Por tani, shumë shumë i ngjashëm me këto rezoluta është një rezolutë e një komisioni parlamentar të përbërë nga të gjitha grupet parlamentare të Parlamentit Europian. Pra, nuk është një dokument i një organizatë të qendrës së djathtë apo të djathtë, jo, është një dokument i të gjithë spektrit politik, i cili sanksionon një për një ato që ne kemi denoncuar.
Sanksionon përjashtimin e opozitës nga procesi i integrimit. Përjashtimin e qytetarëve nga procesi i integrimit. Paralajmëron se ky proces nuk mund të jetë kurrë pronësi e ekzekutivit. Se parlamenti duhet të jetë forumi qendror i këtij procesi. Unë shpreh keqardhjen time më të madhe dhe e dënoj këtë qëndrim të papërgjegjshëm të mafies mediatike shqiptare. U bëj thirrje gazetarëve ta lexojnë, të bëjnë gjithçka për të tejshkuar këtë censurë qeveritare mbi një dokument themelor për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE", shtoi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos