Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, dhe analisti Albatros Rexhaj u përfshinë në një debat të fortë në studion e emisionit “Off the Record” në A2CNN, teksa diskutuan mbi ndikimin e krimit në politikë, proceset zgjedhore dhe sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
Gjatë debatit, Gjoni deklaroi se mesazhet e fundit nga Shtetet e Bashkuara për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë sinjale të qarta politike. Ndërkohë Rexhaj i konsideroi disa nga pretendimet e Gjonit si “muhabete OJQ-sh”, duke theksuar faktin se ato nuk po përkthehen në lëvizje politike.
DEBATI
Gjoni: Nëse sekretari i Shtetit në mesazhin e urimit për Pavarësisë përmend kartelet, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, sinjal më të fortë. Shpallën non grata ata që i shkoi në zyrë Ramës. Kur një grup kriminal të ka 8 miliardë euro cash, më thoni mua ky grup kriminal a do ketë ndikim në zhvillimin politik dhe ekonomik të Shqipërisë? Unë them po, edhe për Amerikën po.
Rexhaj: Këto janë muhabete OJQ-së. Pse nuk po përkthehet në lëvizje politike?
Gjoni: Po ta them unë, në momentin që shkon në një zonë të caktuar dhe thuhet, ju 50 veta jeni të djathtë, ne e dimë që ju s’do votoni për ne, por sot keni 200 euro për person dhe bllokoji 50 kartat e indetitietit. Kjo të lejon të krijosh një lëvizje politike?
Rexhaj: Nëse ka ndodhur është krim elektoral.
Gjoni: Drejtësia në Shqipëri pavarësisht ndryshimeve rrënjësore…
Rexhaj: Ju keni qenë edhe vet pjesë e drejtësisë.
Gjoni: Asnjërë s’ka pasur balancë, edhe kur kam qenë unë në sistem. Raporti ka qenë 60 për qind me 40 për të majtën brenda sistemit, sot e ke 90, të mos them 98 për qind.
(A2 Televizion)