Demokratët protestojnë për largimin e Ramës, Berisha apel qytetarëve: Të gjithë tek Kryeministria kundër narko-regjimit

Nga A2 CNN
8 Maj 2026, 11:24 | Politikë

Demokratët protestojnë për largimin e Ramës, Berisha apel

Demokratët mbajnë sot protestën e radhës kombëtare me të njëjtat kërkesa për largimin e Ramës. Protesta e cila do të jetë në formën e marshimit pa fjalime, është lajmëruar në orën 19:00 pasdite.

Pak orë para protestës, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve në rrjetet sociale për të marrë pjesë në protestë.

“Sot, ora 19:00 të gjithë bashkë tek Kryeministria kundër këtij narko-regjimi”.

Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hitaj tha dje se janë marrë të gjitha masat, ndërsa theksoi se leja është kërkuar për lëvizje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Për çdo veprim të paligjshëm sipas tij do të ndërhyhet sipas ligjit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos