A ka garanci që drejtësia s’do shkojë te “peshqit e mëdhenj”, Dervishi: AKSHI, dosja më e rëndë e dekadës

Nga A2 CNN
7 Maj 2026, 22:14 | Politikë

Analisti Lufti Dervishi komentoi zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë dhe debatin mbi dosjet që përfshijnë zyrtarë të lartë, në një ditë GJKKO lehtësoi masën për Mirlinda Karçanaj nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.  

I pyetur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN nëse ka një garanci që drejtësia s’do të shkojë më te “peshqit e mëdhenj”, Dervishi tha se kjo është një nga sfidat dhe pikëpyetjet e mëdha.

Po ashtu Lutfi Dervishi tha se dosja e AKSHI-t është një nga më të rëndat e kësaj dekade.

Ka dy debate, një në princip, që kemi thënë që ka patur një zell të tepëruar, te masat e paraburgimit, ku Shqipëria ka një anomali.  Diskutimi për dosjen e AKSHI-t merr një kontekst tjetër. Për aq sa kemi lexuar dhe për aq sa është folur, kjo konsiderohet dosja më e rëndë e kësaj dekade. Në cilësimin e Prokurorisë është cilësuar organizatë kriminale. Masa e sotme e sigurisë ka qenë më lehtësuese. Çështja e standardit është kjo që ndjeshmëria është për dosjet e mëdha dhe për politikanët, por a është kjo për çdo çështje dhe për çdo zyrtar, apo qytetar të thjeshtë? Kjo është sfida dhe pikëpyetja e madhe për sistemit të drejtësisë”, tha Dervishi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos