Ndreca: Në Shqipëri nuk garantohet dot një proces i rregullt gjyqësor

Nga A2 CNN
30 Prill 2026, 22:23 | Politikë

Avokati Plarent Ndreca deklaroi se sot në Shqipëri “nuk e garantojmë dot një proces të rregullt gjyqësor”.

“Mund të jetë e rëndë për t’u thënë, por është e drejtë dhe është e vërtetë. Po ta thotë një përfaqësues apo një anëtar i Partisë Socialiste, i cili me shumicën e kolegëve nuk bie dakord. Pra, Partia Socialiste ka një qëndrim tjetër zyrtar. Unë si profesionist nuk mund të rrit dot pa i thënë këto të vërteta”, tha Ndreca në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Këto janë të vërteta dhe i kam thënë duke qenë deputet i Partisë Socialiste. Këto janë të vërteta dhe këto i shërbejnë përmirësimit të sistemit të drejtësisë. Çdo vërejtje i shërben drejtësisë dhe nuk ka lidhje fare kjo që goditet. Si u goditka sistemi kur bëhet vërejtja? Vërejtjet janë për ta përmirësuar dhe nuk lidhet me emra konkretë fare”, shtoi avokati Plarent Ndreca.

Më tej, ai shtoi: “Unë s'kam asnjë problem me asnjë emër aty. Ata kanë kontribut, patjetër. Edhe kjo historia e bebes nuk më shkon, sepse bebja edukohet rrugës. Pra, bebes nuk mund t'i lësh rrugë të lirë të bëjë çfarë të dojë. Patjetër, me kujdes, patjetër me vëmendje të shtuar, patjetër duke pasur parasysh që s'kemi pasur këtë lloj drejtësie asnjëherë në këtë historinë tonë, por duke ia thënë vërejtjet në mënyrë që bebja të rritet ashtu siç duhet”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos