Pas socialistëve, edhe demokratët ndezin motorrët elektoral. Sali Berisha mblodhi në seli drejtuesit politik të qarqeve dhe koordinatorët e PD-së me një kërkesë të qartë për ta.
“Rëndësia më e jashtëzakonshme për forcën tonë politika ka që të përqendrohemi që të thithë në organizim, organizim, organizim”, tha Berisha, shkruan A2.
Porosia e dytë që kishte për ta ishte hapja e partisë drejt prurjeve të reja në mënyrë që të rritet anëtarësia active: “Çdo kryetar, çdo kryesi, çdo udhëqeqësi duhet të ketë si e talon anëtarësimet e reja dhe hapjen e partisë. Çdo anëtar i PD-së duhet ti vejë vetes detyrën konkrete të anëtarësoj një tjetër”.
Kjo lëvizje e Berishës vjen në një kohë kur PD është futur në proces zgjedhor të brendshëm, ku deri në maj pritet të përfundojë edhe rimandatimi i Berishës si kryetar i PD-së ku deri më tani paraqitet si kandidatura e vetme në garë. (A2 Televizion)