All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Berisha: Sot Balla përfaqëson narko-shtetin në Komisionin e Sigurisë, nuk ka fatkeqësi si kjo për vendin

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2023, 11:17 | Politikë
All - Paragraf - 1

Ish-kryeministri Berisha, gjatë një prononcimi te Kryesia e Kuvendit, tha se nuk ka përqeshje më të madhe për këtë komb se të vendoset në krye të sigurisë së vendit, Taulant Balla, një individ i akuzuar në sallat e gjyqit si njeri që ka porositur vrasje.

“U vendos të vazhdojë mosbindja civile me të gjithë varitetet e saj. Një pjesë e deputetëve janë tani në Komisionin e Sigurisë, ku njëri nga kriminelët më të rrezikshëm me kollare, të Shqipërisë dhe rajonit, do të referojë në emër të krimit dhe drogës dhe të lidhjeve të tij që ka.

All - Paragraf - 3

Nuk ka përqeshje më të madhe për këtë komb se të vendoset në krye të sigurisë së vendit, një individ i akuzuar në sallat e gjyqit si njeri që ka porositur vrasje. I cili ka shoqëruar narkotrafikantin, bosin Edmond Bego, 54 herë me ngarkesa droge nga Tirana jashtë vendit.

I cili ka shoqëruar Pëllumb Gjokën disa herë nga Tirana në Romë. Në fakt, ka mbrojtur me pasaportën e tij diplomatike, transportin e drogës për klanet kriminale. Përveç kësaj, Balla është i njohur me lidhjet e tij me Bajrat, si një zar i tyre, ku në regjistrime ata shprehen se me të e kemi zgjidhur problemin e ligjit të lojërave të fatit.

Po ashtu me Rrajat, me bandën e Elbasanit, ku ky merret me tenderat që duhet të fitojë një nga banditët e Elbasanit. Pra, sot ky përfaqëson narkoshtetin në Komisionin e Sigurisë. Nuk ka fatkeqësi si kjo për vendin dhe ne e denoncojmë”, tha ndër të tjera në prononcimin e tij Sali Berisha. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos