Berisha uron Ilir Metën për ditëlindje: Rama çonte Ergys Agasin që t’i shponte shishet e ujit

Nga A2 CNN
24 Mars 2026, 13:35 | Politikë

Berisha uron Ilir Metën për ditëlindje: Rama çonte Ergys

Në konferencën e sotme për shtyp, Sali Berisha nuk harroi të uronte ish-presidentin Ilir Meta në 57-vjetorin e ditëlindjes së tij. Duke e cilësuar Ilir Metën të burgosur politik, Berisha akuzon Ramën se ka urdhëruar intimidimin e kreut të PL-së në qeli. Sipas tij Ergys Agasi me urdhër të Edi Ramës i dërgonte kriminelë në qeli për t’i shpuar shishet e ujit.

“U dërgoj një përshëndetje të përzemërt, të burgosurve politikë në qelitë e komisariateve dhe ti uroj nga zemra ditëlindjen, ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Ilir Meta, i burgosur kryesor politik në Shqipëri që po bën një betejë të jashtëzakonshme edhe nga qelia e burgut kundër narkoshtetit. Dënon me neverinë më të madhe, aktet e turpshme të intimidimit që ata i bëjnë, duke dërguar kriminelë për t’i shpuar shishet e ujit. Dhe akte të tilla që tregojnë fytyrën e poshtë të Edi Ramës. Që të gjitha janë me urdhër të Edi Ramës. Dhe kur një nga eksponentët kryesorë socialistë, me kërkesën e Tedi Blushit, deputetit, merret me këtë problem, rezultonte se operacionin e kryente Ergys Agasi me urdhër të Edi Ramës. Shikoni ku shkon Edi Rama. Shiko çfarë shpirt, se s’po i vë epitete, se meriton çdo epitet ka ky njeri. Çon kriminelë për të shpuar shishet e ujit, që ta lejë pa ujë. Mund të shkojë gjer këtu njeriu? As sigurimi i shtetit nuk i bënte këto”, deklaroi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos