Bumçi: Nëse dikush do të ndërhynte për ta rrëzuar Enver Hoxhën, do të kishte qenë shpëtimtar për ne

Nga A2 CNN
22 Prill 2026, 09:13 | Politikë

Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi, u shpreh se “nëse dikush do të ndërhynte për ta rrëzuar Enver Hoxhën, do të kishte qenë shpëtimtar për ne”.

Duke folur në “Off the Record” nga Andrea Danglli për konfliktin SHBA-Iran, Bumçi bëri një paralelizëm mes regjimeve: “Devijimi te Palestina për të mbrojtur Iranin nuk shkon. Nuk mund të përdorësh Palestinën për të mbrojtur Iranin. Nëse vret 30 mijë qytetarë të vendit tënd në një muaj, nuk je i ndjeshëm për palestinezët. Nëse vret iranianët, si qenke i ndjeshëm për palestinezët? Ne kemi kaluar diktaturën e Enver Hoxhës. Dhe nëse dikush do të ndërhynte për ta rrëzuar, do të kishte qenë shpëtimtar për ne. Sepse ne e vuajtëm atë diktaturë”.

“Tani, iranianët janë ngritur në një seri protestash për arsye ekonomike dhe kundër regjimit. Ky regjim financon për armë bërthamore, financon Hezbollahun dhe një vend të pasur e lë sikur të ishte vend i botës së tretë”, shtoi Aldo Bumçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos