SPAK kërkoi pushim të hetimit, GJKKO shtyn seancën për Irena Gjokën

Nga Armand Bajrami
21 Prill 2026, 19:28 | Politikë

Gjykata e Posaçme u detyrua të shtyjë seancën e parë të gjykimit të kërkesës së SPAK për të pushuar hetimin e nisur mbi kallëzimin e Partisë Demokratike ndaj gjyqtares së posaçme, Irena Gjoka. Në sallën e gjyqit nuk ishte i pranishëm prokurori i SPAK dhe as kallëzuesja Adriana Kalaja, e cila e kishte justifikuar mungesën me arsye shëndetësore.

Mungesa e prokurorit tregoi qartë. Tregoi se prokurori nuk kishte guxim të mbronte ato që kishte shkruar. Pse? Sepse nuk ka vënë asnjë person nën hetim. Zero”, tha Malltezi.

Në pamundësi për ta vijuar gjyqin, gjyqtarja Marinela Osmani ndërpreu seancën dhe e shtyu atë për më 4 maj.

Në kallëzimin e depozituar në qershor 2025 në SPAK, PD pretendonte se gjyqtarja Irena Gjoka kishte falsifikuar formularët e dekriminalizimit. Sipas PD, Gjoka nuk kishte deklaruar në këto formularë një dënim penal të dhënë ndaj saj nga Gjykata e Janinës në vitin 2005 për mbajtjen e një dokumenti të falsifikuar.

Pas 10 muajsh hetim, SPAK provoi ekzistencën e dënimit grek, por nënvizoi se Gjoka nuk ka pasur dijeni për të dhe se, për shkak të kohës së kaluar, vepra është parashkruar. Me pretendimin se nuk ka kushte ligjore për vijimin e ndjekjes penale, SPAK kërkoi pushimin e hetimit.

 “Gjyqtarja Irena Gjoka është toga e zezë, vendimet e së cilës mbajtën për gati 1 vit në ‘arrest shtëpie’ ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi”, tha Malltezi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos