Kryeministri Edi Rama takohet me homologun Mitsotakis në Greqi në kuadër të Forumit Ekonomik të Delphi-t

Nga A2 CNN
21 Prill 2026, 15:54 | Politikë

Kryeministri Edi Rama takohet me homologun Mitsotakis në Greqi në

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphi-t në Greqi, një platformë ndërkombëtare e nivelit të lartë që mbledh çdo vit liderë politikë, përfaqësues të biznesit, akademikë dhe ekspertë nga e gjithë bota. Aty diskutohen sfidat globale, për të nxitur dialogun dhe për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe bashkëpunimin rajonal.

Gjatë qëndrimit në Greqi, Rama do të zhvillojë një takim dypalësh me homologun e tij, Kyriakos Mitsotakis. Në fokus të bisedimeve pritet të jenë forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe avancimi i punës për një dokument të ri të partneritetit strategjik Shqipëri–Greqi.

Në kuadër të forumit, pritet gjithashtu nënshkrimi i një Memorandumi Mirëkuptimi ndërmjet Korporatës Shqiptare të Investimeve dhe Hellenic Corporation of Assets and Participations S.A., duke synuar rritjen e bashkëpunimit në fushën e investimeve mes dy vendeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos