Burime pranë PS për A2 CNN bëjnë me dije se Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi është kandidati kryesor për te qenë drejtues politik në Dibër pas largimit të Blendi Gonxhes i cili do të shërbejë në Tiranë. Të hënën Rama mbledh kryesinë për te zyrtarizuar të deleguarin politik në Dibër.
Më 20 nëntor, ishte vetë Gonxhe që konfirmoi kalimin e tij në Tiranë, ku do të angazhohet në zonën e Kombinatit, në Tiranë. “Po! Angazhimi im politik do të vijojë për Bashkinë Tiranë, Qarku Tiranë, duke u përqendruar tek Njësia 6 (Kombinat)”, i tha ai A2 CNN.
Vijon... (A2 Televizion)