
Deputetët e PD ishin të pranishëm në komisariatin numër 1 për të marrë informacione për protestuesit e shoqëruar. Oerd Bylykbashi foli për mediat duke u shprehur se ndaj qytetarëve që ushtrojnë të drejtën e tyre po përdoret terror policor.
“Këta qytetarë kanë protestuar në të drejtën e tyre dhe mbi ta është përdorur terror policor. Gjykata i ka quajtur në mënyrë dërrmuese të paligjshme ndalimin e protestuesve. Ky është një instrument që po përdoret në mënyrë të qëllimshme për të mos protestues. Këta qytetarë në të drejtën e tyre kanë bërë këtë protestë dhe kemi këtë policie që i shkurajon të mos marrin pjesë në protestat e tjera, por nuk ja kanë dalë, ne do të organizojmë protesta dhe më të mëdha. Unë i bëj thirrje që të miturit të lirohen sa më parë pasi kanë qenë në ushtrim të drejtës së tyre.
Deputeti Nallbati nuk përbënte asnjë lloj kërcënimi kur u sulmua nga policia. Ai u dëmtua rëndë dhe u detyrua të shtrohet në spital”, tha Bylykbashi. (A2 Televizion)