“Kryengritja nuk ndërpritet”, Sali Berisha tregon datën e protestës së radhës së opozitës

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2026, 22:03 | Politikë

“Kryengritja nuk ndërpritet”, Sali Berisha tregon datën e

Kryedemokrati Sali Berisha bëri me dije në një prononcim për mediat se protesta e radhës e PD-së do të mbahet më 20 shkurt, që është data e rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha, raporton A2CNN. Berisha tha se do të ketë një kryengritje paqësore e cila nuk do të ndërpritet deri në çlirimin e Shqipërisë nga narko-diktatura.

Protesta e radhës është dita e zvarritjes së diktatorit, 20 shkurti, dhe do jetë kryengritja paqësore më madhështore, që do rikthejë në memorien e shqiptarëve, 20 shkurtin e 1991-shit. Bastardët, pasardhësit e tij sot, dëshmuan fytyrën më të egër, u sollën me brutalitet ndaj protestuesve paqësorë", tha Berisha. 

"Kjo kryengritje nuk ndërpritet, ka për mision çlirimin e Shqipërisë nga narko-diktatura. Skenari do të jetë skenari i njerëzve të pamposhtur”, vijoi kryedemokrati.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos