Debat në studio, deputeti i PS: Ju doni ta marrin Ramën me helikopter në Surrel

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2026, 22:29 | Politikë

Gjatë debateve në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli, deputeti i PS Ardit Bido ironizoi opozitën, duke u shprehur se ajo po pret që amerikanët të vijnë në Surrel me helikopter dhe të kapin Ramën, apo që BE të ndalojë integrimin.

Bido tha që s’ka asnjë deklaratë nga BE që Shqipërisë i është penguar integrimi, pohim që u kundërshtua nga avokati Indrit Sefa dhe gazetari Lutfi Dervishi.

Ardit Bido: Është pjesë e vokacionit tuaj opozitar që të prisni kur bie Maduroja, që do vijnë të kapin Ramën në Surrel me helikoptër, pastaj prisni kur do vijë BE-ja dhë do ndalojë integrimin e Shqipërisë, kur s’ka asnjë deklaratë.

Indrit Sefa: Të hyjë një orë e më parë që ta kufizojë.

Ardit Bido: S’ka asnjë deklaratë nga BE që Shqipërisë i është penguar në asnjë lloj forme…

Lutfi Dervishi: Dje e ke zëdhënësen e Komisionit Europian

Indrit Sefa: A mund të flas pak të lutem?!

Lutfi Dervishi: Ka shtete anëtare që kanë shprehur qëndrime krejt të prera për çështje që ju fusni kokën në rërë. Për AKSHI-n

Ardit Bido: Patjetër, duhet të hetojë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos