Cili nga institucionet duhet të kontrollonte anijet me mbetje të rrezikshme? Përgjigjet Balluku

Nga A2 CNN
28 Gusht 2024, 12:23 | Politikë

Cili nga institucionet duhet të kontrollonte anijet me mbetje të

A2 pyeti ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, se kush nga institucionet e ka përgjegjësinë për të kontrolluar përmbajtjen e kontenjerëve të anijeve që dalin nga vendi ynë.

“Nuk na ka rezultuar deri tani asnjë analizë apo gjykim i përfunduar që të themi se ka ndodhur diçka që fajëson këtë entitet apo atë institucion. Në Portin e Durrësit operojnë koncesionarë të ndryshëm dhe nuk po them që ka faj as koncesionari vetë. Fjala faj nuk duhet përdorur, pasi është një proces administrativ për të cilin kanë nisur hetimet dhe deri tani nuk ka asnjë rezultat të këtij hetimi”, tha Balluku.

“Nuk e kuptoj pse kemi një padurim për të gjetur fajin, por ju siguroj që Autoriteti Portual Durrës nuk ka asnjë lidhje me procesin”, shtoi zv/kryeministrja.

Sipas saj, “ka një procedurë që funksionon nga viti 1998 dhe kompanitë kalojnë nga i njëjti koncesionar europian me të cilin është lidhur kontrata në vitin 2013”./ A2 CNN

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos