Dalin pamjet kur goditet deputeti demokrat Bledion Nallbati

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2026, 10:29 | Politikë

Dalin pamjet kur goditet deputeti demokrat Bledion Nallbati

Deputeti demokrat Bledion Nallbati u dërgua në spital pasi ka marrë një goditje në kokë gjatë protestës para Parlamentit.

Në pamje shfaqet një moment kur policia përplaset fizikisht me Nallbatin dhe i hedh këtij të fundit spraj në fytyrë.

Tensioni në protestë u përshkallëzua pasi protestuesit nisën të hedhin molotov në drejtim të kordonit policor, të vendosur para godinës së Kuvendit.

Uniformat blu u kundërpërgjigjën duke hedhur gaz lotsjellës dhe ujë duke shpërndarë turmën, që tentonte herë pas here çarjen e kordonit policor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos