Debat i ashpër në studio, Vangjeli: Opozita, alibi pas çdo humbje, qytetarët mbyllin hundët kur shohin të djathtët

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2024, 22:12 | Politikë

Analisti Lorenc Vangjeli bëri një deklaratë të fortë në Debat me Alba Alishanin, ku tha se opozita për të mbuluar pafuqinë për të fituar zgjedhjet, nxjerr gjithnjë të njëjtën alibi se qeveria i vodhi dhe i grabiti.

Sipas Vangjelit, shqiptarët nuk kanë alternativë dhe kjo është arsye se përse Edi Rama po synon një mandat të katërt në krye të qeverisë.

“Alibia për humbjet e njëpasnjëshme ngrihet mbi këto kolona. Na vodhi, na grabiti, na mori me banda. Nuk mundet…Alibia për të nxjerrë pas çdo humbje këtë humbje është për të mbuluar pafuqinë, duke e bërë qytetarin frikacak, që u blenë, e trembën bandit. Nuk janë shqiptarët kështu, nuk kanë alternativë tjetër. Pala tjetër nuk iu afrohet si alternativë. Populli pavarësisht se mohon socialistët, mbyll hundët kur shikon të djathtët. Alibia mbi kurrizin e qytetarit...”, tha mes të tjerash Vangjeli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos