Përgjime, kamera të fshehta, maskime dhe dyshime për tradhti vënë në lëvizje një sërë situatash të papritura edhe në skenën teatrale.
Në qendër të veprës janë ambicia për pushtet, përpjekjet për të ruajtur imazhin dhe sekretet personale, duke e bërë të vërtetën gjithnjë e më të rrezikshme, shkruan A2.
E shkruar nga Bashkim Hoxha dhe me regji të Najada Elmazit, vepra u shfaq në Teatrin “Aleksandër Moisiu”.
Përmes personazheve dhe situatave plot ironi, aktorët Neritan Liçaj, Julia Ilirjani, Mimoza Marjanaku, Era Çaushi, Ervin Doko, Marvin Tafaj dhe Xhejni Fama sjellin në skenë një histori që ndërthur humorin me të papriturat.
“Grepi i Artë” do të vijojë të shfaqet gjatë fundjavës për të gjithë artdashësit, duke sjellë për publikun mbrëmje kushtuar humorit dhe artit skenik. (A2 Televizion)