Arrestohet mësuesi i edukimit fizik, nxënëset e shkollës e akuzojnë për ngacmim seksual

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2026, 14:35 | Kronikë

Arrestohet mësuesi i edukimit fizik, nxënëset e shkollës e

Policia e Vlorës ka arrestuar një mësues fizkulture në Vlorë, pasi është akuzuar nga nxënëset për ngacmim seksual, raporton A2 CNN.

“U ndalua shtetasi A. A., 35 vjeç, banues në Vlorë, mësues i edukimit fizik në një shkollë, pasi kanë kallëzuar 7 nxënëse të kësaj shkolle, të moshave 14–17 vjeçe, se ky shtetas i ka ngacmuar seksualisht në ambientet e shkollës”, tha policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

A2 CNN ka mësuar se fillimisht, 7 nxënëse të shkollës së bashkuar të Selenicës, gjimnazit kryesor të qytetit, kanë shkuar dhe janë ankuar fillimisht tek mësuesi. Më pas në prani të psikologes dhe mësuesve të tyre janë pyetur dhe nga drejtuesit e shkollës si dhe nga efektivët e policisë ato kanë dhënë deklarimet e tyre me shkrim se mësuesi i ngacmonte seksualisht. Denoncime këto që vajzat i kanë bërë edhe me shkrim duke i firmosur.

Ato janë shprehur se janë ngacmuar me fjalë, me mesazhe në telefon dhe me shikime gjatë orës së edukimit fizik. Pas marrjes së dëshmive policia ka nisur hetimet. Ka shoqëruar mësuesin e edukimit fizik banues në Vlorë në polici dhe ndërkohë po e merr në pyetje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos