Çfarë ndodh me mosbindjen civile? Baçi: Nuk mund ta lejojmë mandatin e katërt të Ramës

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2024, 21:26 | Politikë

Deputeti demokrat Luan Baçi ishte i ftuar në Debat me Alba Alishanin ku foli për mënyrën sesi do të vijojë e ashtuquajtura mosbindje civile e opozitës, tashmë që Sali Berishës iu hoq masa e arrestit dhe u rikthye në Kuvend.

Baçi shtoi se PD dhe aleatët e saj nuk do të lejojnë që kryeministri Edi Rama të fitojë një mandat të katërt në krye të qeverisë.

“Ne nuk e kemi braktisur parlamentin asnjëherë. Na kanë detyruar që të kërkojmë rivënien e të drejtës në vend. Ne nuk kemi zgjedhje tjetër nëse na vihen pengesa. Nëse shkelet rregullorja, ligjet, ne nuk jemi të punësuar në parlament. Kemi të drejtat tona me ligj dhe kur preken do të reagojmë. Nëse nuk e bëjmë me mënyra ligjore kalojmë te mosbindja civile. Jam i sigurt që do të vazhdojë. Jemi në prag të zgjedhjeve. Kemi një mazhorancë të korruptuar që nuk ka bërë asnjëherë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne nuk mund të lejojmë më që Rama të marr një mandat të katërt”, tha Baçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos