“SHBA do shpallte non grata Bashën”, Nazarko zbulon presionin e ndërkombëtarëve mbi ish-kreun e PD

Nga A2 CNN
7 Maj 2026, 20:48 | Politikë

Analisti Mentor Nazarko ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke thënë se ai ka qenë pranë shpalljes “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Nazarko u shpreh se Basha vuajti presionin ndërkombëtar, që opozita të mos tërhiqte kandidatët nga zgjedhjet vendore, pasi një veprim i tillë konsiderohej destabilizues për rajonin.

Në tentojmë t’ia atribuojmë çështjen ‘McGonigal’ Berishës. Në fakt ajo është e lidhur me Bashën. Z.Basha ishte gati për t’u shpallur ‘non grata’ nga SHBA-të. Edhe Basha ka duruar një lloj presioni të kombinuar ndërkombëtar, dhe të brendshëm, për ta ulur intensitetin e asaj…Ai është kërcënuar. Në momentin e tërheqjes së kandidatëve nga zgjedhjet vendore, është kërcënuar nga Palmer në mënyrë të drejtpërdrejtë. Mesazhi u bë publik, që ‘nuk duhet të tërhiqni kandidatët sepse ky është skenar destabilizues i Ballkanit. Është fotokopje e skenarit të opozitës serbe dhe rrezikon të përhapet në të gjithë Ballkanin në kohën kur SHBA-të kishin ndërmarrë një iniciativë pajtuese midis Kosovës dhe Serbisë. Basha ka vuajtur po ashtu, s’ka qenë afër burgut, por ka vuajtur presion ndërkombëtar të fuqishëm”, tha Nazarko.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos